Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Lushnjë., ku janë përplasur një automjet dhe një motor.

Për pasojë, raportohet se ka marrë dëmtime drejtuesi i motorit. Ai është transportuar drejt spitalit të Lushnjës ku po merr ndihmën e parë. Nga hetimet e para dyshon se aksidenti ka ndodhur si pasojë e prerjes së rrugës nga ana e drejtuesit të automjetit.