Janë publikuar pamje të reja nga aksidenti i ndodhur një ditë më parë në Elbasan, ku një autobus që transportonte nxënës është përfshirë përplasur me një automjet.
Në videon e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku, shihet momenti kur ndodh aksidenti, duke zbuluar dinamikën e ngjarjes në rrugë. Sipas pamjeve, automjeti duket se po kryente një manovër parakalimi në momentin kur është përplasur me autobusin që po lëvizte në drejtimin e tij. Pas përplasjes, autobusi ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me një tabelë sinjalizuese pranë një pike karburanti./ Top Channel
