Këto janë pamjet nga aksidentit tragjik i ndodhur ditën e sotme te rrethrrotullimi i Saukut. Një kamion betoniere u përplas me një automjet tip “Audi”, e si pasojë humbën jetën 2 shtestas të huaj dhe u plagos një tjetër.

Videoja tregon momentet kur betonierja përplaset me automjetin tip “Audi”. Pas përplasjes, mjeti i tonazhit të rëndë humbi kontrollin, theu barrierat metalike mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi në aksin e poshtëm të autostradës Tiranë–Elbasan. Viktimat janë  Muhamed Lotf, 30 vjeç, Muhamed Ali, 44 vjeç, ndërsa drejtuesi i automjetit “Audi”, 28-vjeçari Roland Nuri, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.