Top Channel ka siguruar pamjet nga momenti i përplasjes së skafit me një mjet të Policisë Kufitare. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 22-vjeçar, Albjano Kreçi, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të dëmtuarit u transportuan për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e përgjegjësive dhe dinamikës së përplasjes./ Top Channel