Janë publikuar pamjet e operacionit të policisë në Vlorë, ku u arrestua një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhajt.
Kleanth Bylyku po qarkullonte me këtë mjet të bardh tip “Audi” në momentin që Forcat Operacionale ndërhyjnë për ta vënë në pranga. Me makina civile ato rrethojnë mjetin e tij dhe i kërkojnë të mos bëjë asnjë lëvizje. Më pas, e nxjerrin nga makina, e shtrijnë në tokë dhe i vendosin prangat.
I njohur ndryshe dhe me emrin Armando Gega, ai është pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj ndodhi mëngjesin e datës 27 Prill 2025, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës. Ndërkohë, më parë është arrestuar në Tiranë edhe Eris Mehmetaj, personi që dyshohet se ka ndihmuar autorët e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj.


