Gjykata Kushtetuese vendosi sot pranimin e kërkesës së Qeverisë për pezullimin e zv.ministres dhe njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, duke e rikthyer këtë të fundit në detyrë.

Ky vendim është pritur me entuziazëm dhe festë në Fier dhe Lushnje, aty ku duket se janë mbështetësit më të zjarrtë të Ballukut. Festës nuk i kanë munguar as fishekzjarrët që janë hedhur në qendër të qyteteve. Ministrja Balluku u riktheu në detyrë, e po ashtu iu hoq masa e ndalimit për dalje nga shteti që i ishte caktuar nga SPAK. Vendimi u mor me 5 vota pro dhe 3 kundër.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)