Radhë kilometrike janë krijuar në aksin Maliq–Gramsh, në drejtimin nga Korça drejt Tiranës.

Top Channel ka siguruar pamje nga zona, ku shihen dhjetëra automjete të bllokuara në trafik, duke lëvizur me shpejtësi shumë të ulët. Kjo rrugë prej ditës së sotme po shërben si aks alternativ për lidhjen e juglindjes me Elbasanin dhe më tej me Tiranën, pasi aksi kryesor po përballet me dëmtime serioze në trupin e saj.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme janë evidentuar plasaritje të thella në disa segmente, duke krijuar vështirësi të ndjeshme në qarkullim dhe rrezik të shtuar për drejtuesit e mjeteve.