Një konflikt i rëndë fizik mes dy të rinjve ka shkaktuar kaos dhe trafik të rënduar këtë të premte në autostradën Tiranë–Durrës. Ngjarja ka ndodhur pas një debati të çastit, që më pas është përshkallëzuar në përplasje me grushte dhe shkelma, pasi drejtuesit e mjeteve ndaluan automjetet paralel në mes të rrugës.
Pamjet e publikuara, të xhiruara nga drejtues të tjerë mjetesh, tregojnë dy të rinjtë teksa godasin njëri-tjetrin në krah të autostradës, ndërsa qarkullimi bllokohet për disa minuta. Për shkak të incidentit, në drejtim të Durrësit është krijuar trafik i dendur, sidomos në orarin e pikut.
Fillimisht askush nga drejtuesit e tjerë nuk ndërhynë për të ndalur sherrin, derisa një shofer zbret nga fundi i kolonës dhe ndërhyn për të ndarë të rinjtë që po konfliktoheshin fizikisht. Deri tani nuk raportohet për të lënduar seriozisht, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e plotë të ngjarjes.




