Kreu i qeverisë Edi Rama ka vijuar edhe sot komunikimin me qytetarët në platformat sociale. Këtë herë, Rama i është përgjigjur një komentuesi i cili e cilësonte si propagandë publikimin e një videoje nga kryeministri, për transformimin e Tiranës.

“Çfarë manipulimi o perëndi?!!! Propagandë e shëmtuar që njerëzit të besojnë sikur ju keni ulur qiellin në tokë… ngadalë bre burrë… se ke 0 meritë në këtë punë. S’të kanë bërë nder njerëzit dhe të vunë kryetar që ti të dridhje çelësat, të mandataun që të kryeje detyrat, ndaj je aty. Jo të na shesësh mend, por të punosh ditë e natë për shqiptarët. Boll me hi syve”, i shkruan komentuesi.

Rama në përgjigjen e tij u shpreh se “nuk ka ulur qiellin në tokë”, por ka ngritur Tiranën nga “varri”.

Xhan unë vërtetë nuk e kam ulur qiellin në tokë, por Tiranën nga varri e kam ngritur ama, dhe këtë nuk e heq dot askush”, shprehet ai ndër të tjera.