Janë publikuar pamjet e rëndë nga ngjarja tronditëse në Konispol, ku dy të mitur u dhunuan brutalisht.

Viktimat e dhunës janë një maturant dhe kushërira e tij vetëm 12 vjeç, të cilët siç shihet, janë sulmuar nga disa persona me shkopa bejsbolli. Dy të miturit ndodheshin në një makinë kur katër persona afrohen dhe aty nis dhuna.

Sakaq në njoftimin e bluve njoftohet  se janë shpallur në kërkim shtetasit N. D., 18 vjeç, F. A., 18 vjeç, O. L., 19 vjeç dhe një të mitur 17 vjeç. Mësohet më tej se katër të rinjtë janë nga fshati Shëndëlli.