Një konflikt mes dy vëllezërve përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit dhe sëpatës mëngjesin e sotëm në Lushnjë.
Mësohet se 57-vjeçari, Haziz Musai i cili u plagos paraditen e sotme nga vëllai i tij, Nazif Musai është nisur drejt spitalit të Traumës. Ndërkohë kanë dalë pamjet nga momenti i shoqërimit të autorit, i cili shihet me gjak në rrobat e tij.
Mësohet se Hazizi është në gjendje të rëndë nga plagët që ishkatuan të shtënat me armë nga vëllai i saj.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja është regjistruar pas një konflikti për motive pronësie ku 77-vjeçari ka plagosur me armë të vëllain ndërsa më pas 57-vjeçari është kundërpërgjigjur duke e goditur me sëpatë. 77-vjeçari ka marrë plagë në krah e këmbë dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale ne spitalin e Lushnjes.