Një denoncim i rëndë  ka ardhur në lidhje me Rexhep Ademin, qytetarin që muaj më parë nisi një protestë personale para SPAK, duke deklaruar se po i vidhnin pronën.

Sipas një videoje të publikuar nga gazetari Flavio Qarri, ai është dhunuar në tokën e tij në Kavajë, ku disa persona po tentojnë të ndërtojnë një resort. Gazetari shprehet se njerëzit që duan të ndërtojnë këtë projekt kanë lidhje të forta me qeverinë.

 Sipas denoncimit që Ademi ka bërë më herët, toka po i vidhet në mënyrë të padrejtë, nëpërmjet mashtrimeve. Ademi ka deklaruar po ashtu se nënën dhe dajën ia kanë vrarë për pronat, tani duan që t’i prishin edhe shtëpinë.