Një konflikti i dhunshëm mes disa të miturve ka ndodhur ditën e sotme jashtë shkollës “Sami Frashri” në kryeqytet.

Sipas informacioneve, sherri mes nxënësve të kësaj shkolle ka ndodhur pas mbarimit të mësimit.

Siç shihet edhe në pamjet e kapura nga kamerat e një biznesi, fëmijët kanë goditur njëri-tjetrin me shkelma dhe grushte. Ndërkohë konflikti mes tyre ka ndodhur në rrugë ku qarkullojnë edhe automjete.