Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një banesë është përfshirë nga flakët gjatë natës. Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, në zonën e Ujit të Ftohtë, si pasojë e një shkëndije elektrike.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Nga verifikimet e para rezulton se flakët kanë shkaktuar dëme materiale, duke djegur një dhomë dhe kuzhinën e banesës. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar.
