Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e shqiptarit Alfons Doçi në burgun grek.

Mediat vendase kanë publikuar pamjet nga momenti kur shqiptari sulmohet me thikë nga dy të burgosurit e tjerë. Ngjarja ndodhi në fund të muajit qershor, teksa nga sulmi mbeti i plagosur dhe një tjetër shtetas shqiptar. Në grupin e të dënuarve që përplasen mes tyre ishte edhe Laert Haxhiu, i cili dy ditë më vonë u ekstradua me urgjencë në Shqipëri.

35-vjeçari ishte dënuar për dy vrasje. Në vitin 2017, Doçi  raportohet se kishte vrarë një biznesmen në Atikën Perëndimore gjatë një grabitjeje dhe pak kohë më vonë një të moshuar, gjithashtu gjatë një grabitjeje. Në vitin 2018, gjatë transferimit në Kretë, ai u arratis nga anija dhe u arrestua dy ditë më vonë në një shtëpi në Nea Filadelfia.