Ka mbërritur në GJKKO Mirlinda Karçanaj, drejtuese e AKSHI, për verifikimin e masës “arrest në shtëpi”.

Karçanaj mbërriti e shoqëruar me makinë policie, pasi ndaj saj është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”. E shoqëruar nga avokati i saj, ajo nuk ka folur para gazetarëve, ndërsa avokati tha se “nuk kemi asnjë koment në këto momente”.

Drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanja ka dyshime se ka favorizuar kompani për tendera që kanë të bëjnë me mirëmbajtje severash të institucioneve të ndryshme. SPAK ka hetuar në lidhje me 12 procedura tenderuese dhe ka arritur në konkluzionin se është shkaktuar dëm i madh buxhetit të shtetit.