Në këtë 6 dhjetor, siç tradita e do, janë ndezur dritat e festave dhe pemët e Krishtlindjes ndriçojnë në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Një atmosferë festive që përfshinë të vegjël e të rritur, e shoqëruar me drita, muzikë e lojëra. E ndërsa të gjitha qytete e vendit kanë organizuar një ndezje të dritave mjaft të bukur, këtë vit duhet ta pranojmë se qyteti që ka sjellë të realizuar idenë më bukur të festave është Shkodra.

Pamjet i ka ndarë edhe kreu i qeverisë, Edi Rama, ku shihet se këtë vit kjo bashki ka dhënë një spektakël të vërtetë për qytetarët e saj që ishin mbledhur para bashkisë për të festuar dhe gëzuar me të vegjlit e tyre.