Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Shkodër, ku një qytetar është shoqëruar nga Policia Bashkiake për shkak të mosrespektimit të rregullave të hedhjes së mbeturinave. Sipas pamjeve të publikuara nga kryebashkiaku Benet Beci, qytetari shihet duke u afruar me dy qese të mëdha me plehra pranë koshave, por nuk i hedh brenda.
Nga videoja duket se momentin e vëzhgon shefi i Policisë Bashkiake, ish-Komisari i Policisë së Shtetit në Shkodër, Sajmir Rustemi, i cili e detyron qytetarin të kthehet dhe të vendosë mbeturinat brenda në kosh. Më pas, një patrullë e Policisë Bashkiake afrohet pranë vendit të ngjarjes dhe e shoqëron qytetarin për veprime të mëtejshme.
Qytetari është gjobitur me 15 mijë lekë të rinj për mosheqjen e plehrave në kosh, ndërsa ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar të qendrës së qytetit.
