Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Braçe është parë teksa hynte i vetëm në ambientet e gjykatës. Teksa kaloi para gazetarëve, Braçe nuk dha koment, por përshëndeti operatorët.

Deputeti socialist është përfshirë prej muajsh në një proces gjyqësor me biznesmenin Anduel Çekrezi, pas deklaratave publike dhe postimeve në rrjetet sociale lidhur me një konflikt pronësie në zonën e Imshtës, në Lushnjë.