Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka publikuar në rrjetet sociale një video, ku sipas tij shfaqet një vajzë bjonde e paidentifikuar duke hyrë në ambientet e Burgut të Peqinit.

Në reagimin e tij, Noka ngre akuza ndaj qeverisë për mënyrën e administrimit të sistemit penitenciar, duke pretenduar se institucionet e burgjeve janë përfshirë nga korrupsioni dhe se drejtuesit përgjegjës nuk mbajnë përgjegjësi për problematikat e evidentuara.

Sipas deputetit demokrat, vajza që shfaqet në pamje duke ecur pas një efektivi policie dyshohet se ka hyrë në institucionin e vuajtjes së dënimit për t’u takuar me një të burgosur.

Noka aludon se bëhet fjalë për një vizitë të zhvilluar në kuadër të ashtuquajturave “takime speciale”, ambiente të posaçme ku personat e dënuar mund të presin bashkëshortet ose familjarët e afërt në kushte të veçanta, sipas rregullave të parashikuara nga sistemi penitenciar.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga autoritetet për autenticitetin e pamjeve apo pretendimet e ngritura nga deputeti i opozitës.

View this post on Instagram

A post shared by Flamur Noka (@nflamur)