Moti i keq ka përfshirë vendin që prej mbrëmjes së djeshme, duke shkaktuar probleme dhe përmbytje në disa zona.

Një prej zonave problematike është ajo e nënkalimit të Mamurrasit, që është bllokuar nga vërshimet e ujit ditën e sotme. Në pamjet e siguruara shihet se një automjet është fundosur në ujë, teksa qytetarët që udhëtonin në të po përpiqen të dalin.

Për momentin qarkullimi nëpërmjet këtij nënkalimi është ndaluar, teksa ekipet e emergjencës po ndërhyjnë për normalizimin e situatës.