Këto janë pamjet që vijnë nga fshati Gojan i Madh të Pukës, ku situata paraqitet mjaft problematike nga zjarret. Flakët i janë afruar zonave të banuara në lagjen Pepaj, madje duke djegur edhe 4 banesa. Për t’i shpëtuar rrezikut të flakëve, autoritetet kanë nisur evakuimin urgjent të banorëve të zonës, të cilët janë strehuar përkohësisht pranë shkollës së fshatit.

Ekipet e zjarrfikësve dhe efektivët e Forcave të Armatosura po përballen me një terren tejet të vështirë. Situata është rënduar edhe më shumë pasi në zonën e përfshirë nga zjarri kanë nisur të dëgjohen shpërthime të njëpasnjëshme të municioneve të vjetra ushtarake.