Ky është momenti kur policia e Tiranës arreston në flagrancë 58-vjeçarin Bardhyl Fusha, i cili sapo kishte dalë nga banka me paratë që kishte arritur të merrte.
Ai është dorëzuar sapo policia i ka bërë thirrje, duke hedhur armën e zjarrit dhe çantën me para.
Pamjet janë siguruar nga gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat.

