Një incident i frikshëm u regjistrua gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë.

Teksa po hidheshin bomba molotv drejt godinës, një protestues ka rrezikuar jetën e tij. Ai ka tentuar hedhjen e bombës, por ajo i ka shpërthyer në trup dhe këmba i ka marrëflakë. Personi u mbulua nga flakët për disa sekonda, por menjëherë reagoi duke u larguar me vrap.

Pas kësaj, situata u qetësua dhe policia hoqi korrdonin e sigurisë që kishte krijuar. Po ashtu, protestuesit po largohen nga sheshi.