Janë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë që dokumentojnë momentet e grabitjes së një argjendarie në Kamëz, ngjarje e ndodhur mesditën e së shtunës.

Në videot e siguruara nga ambientet e brendshme të biznesit, shihen autorët teksa hyjnë me shpejtësi dhe kryejnë veprime agresive gjatë grabitjes, duke shkaktuar panik në vendngjarje.

Ndërkohë, policia vijon hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë. Burime bëjnë me dije se janë ngritur pika kontrolli dhe po verifikohen pamjet filmike të zonës për të zbardhur itinerarin e autorëve pas largimit nga argjendaria.

Deri më tani nuk ka persona të arrestuar, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.