Policia bën me dije se ditën e sotme është arrestuar një 48-vjeçar, pasi iu zbulua parcela me kanabis.
Njoftimi i Policisë
Tiranë
Kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kodër Lucë”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.
Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Zallbastar.
Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, procedohet në gjendje të lirë vëllai i tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Zallbastar ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kodër Lucë”.