Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme me pamjet nga Ura e Mesit në Shkodër. Me anë të një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë thotë Ura e Mesit është një destinacion që po i bën edhe turistët e huaj të dashurohen me thesaret e trashëgimisë së Shkodrës.
“Mirëmëngjes dhe nga Ura e Mesit, një destinacion që po i bën edhe turistët e huaj të dashurohen me thesaret e trashëgimisë së Shkodrës, duke u shndërruar në pikën e preferuar për të ruajtur kujtimet nga Shqipëria, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan kryeministri Rama.


