Adriatik Lapaj dhe aktivistët e partisë “Shqipëtia Bëhet” vijojnë prej disa ditësh protestën e tyre para godinës së kryeministrisë. Ata qëndrojnë aty natë e ditë, teksa në disa raste kanë patur dhe përplasje me policinë për çështje të ndryshme.

Por ditën e sotme, një moment i veçantë është bërë viral duke tërhqur vëmendjen e të gjithëve. Duket se Lapaj e ka kthyer sheshin para kryeministrisë në një “barberhane”, pasi është parë duke u rruajtur dhe qethur pikërisht brenda kordonit të rrethimit ku po zhvillon protestën.

Lapaj shihet i ulur në një karrige dhe i mbuluar me një pëlhurë, teksa një person i pret flokët dhe i heq mjekrën. Duhet pranuar se protesta e Lapajt është një ndër më veçantat dhe origjinalet që Shqipëria ka parë deri më sot.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)