Personi që shihni më sipër është 27-vjeçari Konstandin Dramolli, i cili shfaqet në një video, ndërsa ndiqet nga forcat e policisë së Korçës.

Sirenat e policisë dëgjohen në sfond, ndërsa efektivët i bëjnë thirrje me megafon që të ndalojë mjetin. Por ai nuk i bindet urdhrave, ndez telefonin dhe fillon një transmetim live në momentet kur është në ndjekje nga policia.

Dramolli nga Korça u bë i njohur për sulmin ndaj fasadës së Bashkisë së Korçës, ndërsa më parë ka qenë dhe një futbollist profesionist i ekipit të Skënderbeut. Në njoftimin për mediat, policia bën me dije se ai është arrestuar në flagrancë, pasi në aksin “Qafë Plloçë–Qukës” nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore për të ndaluar automjetin.