Zona e Kënetës në Orikum është përfshirë nga flakët, të cilat favorizohen nga erërat e forta.

Korrespodenti i Top Channel, Mikel Marsi, raporton se automjeti i zjarrfikësve ka ngecur dhe rrezikon të bjerë në një greminë në anë të rrugës. Për të bërë të mundur largimin e sigurt të mjetit, nevojitet urgjentisht një skrep për të tërhequr.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në Orikum në zonën e kënetës. Nga ana tjetër, si pasojë e erës së fortë, disa pisha ranë mbi rrugë në Pyllin e Sodës, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit te Zvërnecit dhe duke rrezikuar automjetet që kalonin. Në vendngjarje kanë ndërhyrë Policia Rrugore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë prerë pemët e rrëzuara dhe kanë liruar rrugën, duke rikthyer qarkullimin normal.