Tiranë- 

2 viktima, është ky bilanci i rëndë i një aksidenti që u shkaktua për shkak të papërgjegjshmërisë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, ku janë përfshirë në një aksident mjeti “Citoren” me drejtues Emirjan Dokon, 30 vjeç dhe mjeti me drejtues Luan Cenollarin.

Si pasojë e përplasjes së fortë kanë ndërruar jetë Cenollari dhe pasagjeri në automjetin e tij, i identifikuar si Ali Bejo 69 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se shkaktar i aksidentit ka qenë Emirjan Doko, i cili ka qenë i dehur në timon, ka qarkulluar me shpejtësi si dhe është futur me semafor të kuq. Nga kontrolli i mjetit i është gjetur një armë zjarri e llojit pushkë 20-she.

Nuk dihet nëse arma ishte me leje dhe as përse Doko e mbante atë me vete, ndërsa policia ka nisur hetimet. Doko është dërguar në Spitalin e Traumës, ka politraumë dhe dëmtime frakturash. Ai ka marrë plagë në kokë dhe në gjymtyrët e poshtme, në kofshë. Pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa gjendja aktuale paraqitet serioze.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20,  në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin  E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.