Policia ka arrestuar sot dy persona në Vaun e Dejës, teksa janë publikuar dhe pamjet nga aksioni.

Në prangat e policisë ra një 34-vjeçar, banues në fshatin Bushat për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

U arrestua gjithashtu edhe një 29-vjeçar, banues në fshatin Paçram për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Polica ka ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte 29-vjeçari dhe gjatë kontrollit fizik ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “CONTROL”, goditen 1 rast në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe 1 rast në fushën e narkotikëve. 

-U kap në flagrancë me armë zjarri pistoletë, në një lokal, vihet në pranga 34-vjeçari.

-Posedonte një sasi lënde narkotike kanabis, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 29-vjeçari. 

Sekuestrohen arma e zjarrit, municioni luftarak dhe lënda narkotike.

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, duke evidentuar dhe goditur veprimtaritë kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “CONTROL”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: 

-D. G., 34 vjeç, banues në fshatin Bushat, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit kontrollit fizik ndaj shtetasit D. G., në një lokal, i gjetën atij, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak;

-J. T., 29 vjeç, banues në fshatin Paçram, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi J. T. dhe gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur atij, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.