Ish-kryeministri britanik, Tony Blair ka mbërritur në Himarë me helikopter mbrëmjen e kësaj të diele.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet teksa ish-kryeministri zbret nga helikopteri në stadiumin e Himarës.

Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së Tony Blair por nuk përjashtohet mundësia që të ketë mbërritur në Shqipëri për të kaluar pushimet e verës.

Kjo është e disata herë që ish-kryeministri britanik viziton Shqipërinë. Ai ishte për të kaluar pushimet në vitin 2016 dhe 2021.