Janë publikuar pamjet e operacionit i Policisë, që goditi skemën e mashtrimit me firmat piramidale online, përmes të cilave mashtroheshin qytetarët për të investuar shuma parash.

Gjatë aksionit u arrestuan 6 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim. Ata janë agjentët në terren për të rekrutuar qytetarët. Ndërsa organizatorët janë në proces hetimi ende.

Mësohet se janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash, në euro dhe lekë, po ashtu edhe telefona, kompjuterë e shumë sende të tjera.