Policia ka publikuar pamjet ku shihet momenti në të cilin ndërhyjnë në godinën e mbushur me kanabis, e cila rezulton të jetë në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.
Blutë njoftojnë se aty u gjetën 4000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike. Në kuadër të operacionit “Kurtaj” u shpall në kërkim pronari i ambientit dhe përgjegjësi i OSHEE-së për Peqinin, për shpërdorim detyre.
“Gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u konstatuan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ku ishin kultivuar rreth 4000 bimë kanabis. Nga veprimet hetimore rezultoi se ambienti është në pronësi të shtetasit B. H., i cili u shpall në kërkim. Në vijim të veprimeve, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, u shpall në kërkim edhe shtetasi E. M., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tyre. Operacioni, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, vijon, ndërsa po punohet intensivisht për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, njofton policia.


