Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas riatdhesimit të pesë qytetarëve shqiptarë nga Siria. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka njoftuar se përpjekja për riatdhesimin e pjesës tjetër të mbetur atje po vazhdon, dhe e ka cilësuar atë si një detyrim njërëzon për garantimin e mbrojtjes nga institucionet shqiptare. Mësohet se, personat e riatdhesuar do t’i nënshtrohen paraprakisht kontrolleve të nevojshme shëndetësore dhe psikosociale para se të vijojë procesi i akomodimit të tyre.

“Pesë shtetas shqiptarë, nga të cilët 3 të mitur, u riatdhesuan nga Siria pas një procesi të gjatë dhe të vështirë, ndërkohë që vijon përpjekja për riatdhesimin e atyre që kanë mbetur ende në Siri🤝 Një detyrim njerëzor dhe shtetëror, për t’u garantuar një fillim të ri nën mbrojtjen e institucioneve shqiptare🤝🇦🇱”- shkruan kryeministri.