Protesta e opozitës e zhvilluar ditën e djeshme nga ora 18:00 deri në orën 21:00 në kryeqytet, u shoqërua me episode të shumta dhune dhe përplasje mes protestuesve, figurave të Partisë Demokratike dhe policisë që ishte angazhuar për të ruajtur sigurinë gjatë tubimit.

Protesta nisi para kryeministrisë, por pa fjalime dhe direkt me hedhje molotovësh e fishekzjarresh drejt godinës. Më pas, protestuesit u shpërndanë në disa zona të Tiranës, duke shënjestruar institucionet e vendit.

Mes gjithë këtyre ngjarjeve, një detaj i veçantë kaloi pa u vënë re. Në videon më poshtë shihet momenti kur një efektiv sheh flamurin kombëtar të rrëzuar në tokë dhe nxiton ta marrë. Pranë tij është dhe deputeti Xhelal Mziu, i cili kalon pranë flamurit, madje dhe e shkel me këmbë duke mos u shqetësuar fare që një simbol kombëtar po përdhoset.