Sala e Kuvendit u mbush nga kaosi dhe përplasjet fizike ditën e sotme, pasi deputetët e opozitës bllokuan karriget e ministrave dhe foltoren.
Mes shumë përplasjeve, ishte një moment kur deputeti i PD, Saimir Korreshi u pa në vështirësi gjatë protestës që opozita zhvilloi. Korreshi shihet që lëshon dhe sharje në drejtim të trupave të Gardrës, të cilët kanë rrethuar demokratët, në tentativë për t’i larguar ngavendet e minsitrave.
Flakadanët dhe tymueset u rikthyen sërish në Kuvend, teksa opozita akuzoi maxhorancën pas kërkesës së SPAK-ut për të marrë lejen për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Po ashtu ata donin të bllokonin betimin e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit. Megjithatë, kjo rezultoi pa sukses, pasi mes kaosit, Shabani tha “Betohem”, e po ashtu i përshëndeti me një puthje opozitarët.



