Këto pamje të trishta vijnë nga Parku Kombëtar i Vjosës. Një grumbull mbeturinash po digjen pranë lumit të Vjosës, duke shkaktuar toksicitet në zonë.

Sikurse duket edhe nga pamjet, ndotja është masive pranë Këlcyrës, teksa kujtojmë që edhe më tej rrjedha e Vjosës është ndotur nga derdhjet e naftës.

Prej vitit 2023 Vjosa u shpall Park Kombëtar dhe 12.727 hektarët e lumi të fundit të egër në Evropë mbrohen me ligj.