Një video ekskluzive është siguruar nga mbërritja e emigrantëve të parë nga Italia.
Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, shihen personat nga Bangladeshi dhe Egjipti. Nën masa të rrepta sigurie, ata janë shoqëruar menjëherë pas ankorimit të anijes ushtarake italiane “Libra” në brigjet e Shëngjinit.
Në mesin e emigrantëve është thënë se janë 10 emigrantë nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti, të cilët janë shpëtuar në det, pas nisjes nga Libia.
Kjo marrëveshje e arritur mes dy vendeve në nëntor të vitit të kaluar, e kritikuar nga organizatat për të drejta të njeriut, parasheh që për periudhë pesëvjeçare, Shqipëria do të pranojë deri në 36.000 emigrantë në vit, dhe aplikacionet e azilit të këtyre migrantëve do të procesohen në dy qendra në Shqipëri.