Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dobërgogës të Devollit, ku një këlysh ariu është filmuar duke hyrë në vendin e shenjtë. Prania e tij në këtë vend të njohur ka ngjallur shqetësim te banorët, pasi sipas tyre ariu ka bërë edhe dëme në këtë objekt. Nga pamjet e kapura nga banorët, shihet se orenditë brenda objektit të shenjtë janë kthyer përmbys.