Dy helikopterë të ushtrisë kanë nisur ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarreve ne Gramsh. Situata paraqitet e rënduar tashmë prej disa orësh.
Ndërkohë bëhet me dije se zjarri ka nisur nga djegia e disa mbeturinave në kopshtin e një 80-vjeçari, i cili humbi jetën nga asfiksia. Flakët u përhapën me shpejtësi në disa fshatra të Gramshit ku bëhet me dije se janë djegu dy prej tyre.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje urgjente për evakuimin e tre fshatrave: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë. Raportohet gjithashtu se një grua ka mbetur e bllokuar në fermë në Bulçar të Gramshit bashkë me fëmijët e saj dhe ka kërkuar ndihmë nga autoritetet. Flakët kanë djegur gjithashtu teqenë e Shëmbërdhenjit, ndërsa dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar brenda, por ende nuk është konfirmuar.





