Vijon protesta e qytetarëve shqiptarë përpara selisë s Gjykatës së Hagës, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Nga pamjet e siguruara, shihet se pjesëmarrja është e madhe, teksa në sfond dëgjohen thirrje : “Kosovën ja ku  ke, o Hashim ti ku je?”, mbështetje të Hashim Thaçit dhe liderëve të tjerë që po mbahen në paraburgim, si të akuzuar për krime lufte.

Të hënën, pala mbrojtëse do të fillojë paraqitjen e dëshmitarëve, mes të cilëve edhe James Rubin, ish-ndihmës sekretar i Shtetit, i njohur për rolin e tij diplomatik gjatë luftës në Kosovë. Ish-krerët e UÇK-së i kanë mohuar akuzat, duke i cilësuar ato politike dhe të padrejta, ndërsa mbështetësit e tyre kanë kërkuar vazhdimisht proces transparent dhe të paanshëm.