Momente të rënda emocionale janë regjistruar në vendngjarjen ku 46-vjeçari Ismet Habili u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij, pranë zonës së “Vasil Shantos” në Tiranë.
Në pamjet e regjistruara dëgjohet zëri i të birit, i cili kërkon të atin mes dhimbjes, duke thirrur: “Ku është babi?”.
Ndërkohë, nga hetimet paraprake dyshohet se 46-vjeçari i ka dhënë fund jetës. Një nga elementet që po verifikohen nga autoritetet është edhe telefonata e fundit e tij, e cila dyshohet se ka qenë me bashkëshorten.
Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
