Kombëtarja shqiptare po luan ndeshjen e saj të fundit në Ligën e Kombeve përballë Ukrainës, në “Air Albania”.

Ndërsa pjesa e parë u mbyll me disavantazh për Shqipërinë, rezultati u shoqërua me një reagim dhe moment aspak të këndshëm, teksa në shkallët e stadiumit tifozët janë përleshur me njëri-tjetrin.

Nga pamjet e siguruara, shihen tifozët të cilët po konfliktohen mes tyre, ndërsa është dashur edhe ndërhyrja sigurisë.