Të tjera pamje ekskluzive ka siguruar korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, në të cilat shihen lëvizjet brenda Postës Shqiptare në Durrës, ku u ‘zhdukën’ 69 milionë lekë.
Në këto pamje të tjera që i përkasin kamerave të sigurisë brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës dhe që janë objekt i hetimit tashmë, duket ish-shefja e Financës, V. Duni, teksa lëviz në korridor me një thes në dorë.
Në momentin që vëren praninë e ish-drejtoreshës së filialit, Elisabeta Mataj, ajo tenton të ndryshojë drejtimin e lëvizjes për ta shmangur, po kthehet pasi ajo e thërret.
