Janë publikuar pamjet nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Gjermani, ku humbën jetën 3 shqiptarë dhe u plagosën 4 të tjerë.
Ngjarja ndodhi në Koblenz, ku shqiptarët po ktheheshin nga një festë familjare me një minibus, i cili ka dalë nga rruga dhe u përmbys disa herë. Sipas mediave të huaja, ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton se është njoftuar nga autoritetet gjermane për aksidentin e rëndë, ndërsa po ndiqen nga afër zhvillimet në lidhje me aksidentin. Asnjë automjet tjetër nuk u përfshi në aksident, ndërsa një zëdhënës i policisë e cilësoi aksidentin si shumë të rëndë.