
Një apartament në katin e tretë të një pallati në zonën e Astirit në Tiranë është përfshirë nga flakët.
Nga pamjet e siguruara për Gazetën “Shqip” duket tymi i zi që del nga dritarja e banesës në fjalë.
Ndërkohë banorët e përfshirë nga paniku kanë dalë nga pallati. Sipas burimeve është dëgjuar dhe një shpërthim i vogël.
Ende nuk ka detaje rreth asaj që mund të ketë shkaktuar zjarrin.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë pritet dhe ardhja e zjarrfikëses.