Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një banesë është shkrumbuar mbrëmjen e sotme nga zjarri.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji”, në afërsi të Plazhit të Vjetër, ku banesa e qytetares Doloresa Buqe është dëmtuar nga flakët e zjarrit. Zjarrëfiksit e Vlorës kanë shkuar në zonë ku kane mundur të shuajnë zjarrin, i cili kishte dëmtuar pothuajse të gjithë banesën.
Policia ndërkohë po heton shkakun e zjarrit, i cili dyshohet se ka ardhur si pasojë e shkëndisë elektrike.




