Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në lagjen “Dyli Haxhire”, në Elbasan.

Sikurse duket nga pamjet e siguruara nga korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyky, tymi i zi ka dalë nga apartamenti dhe kanë përfshirë gjithë pallatin. Zjarrfikëset ndërkohë janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Ende nuk duhet se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin./ Top Channel